Sassuolo turpëron Milanin midis ”San Siros” – Shqip

by admin
Spread the love

Sassuolo ka turpëruar Milanin midis ”San Siros”.

Kuqëzinjët pësuan humbje me rezultat të thellë 5-2.

Sassuolo arriti të shënoj dy gola të shpejtë brenda tre minutave me Gregoire Defrel dhe Davide Frattesi në minutat 19 e 22.

Milani u tentoi të rikthehet në lojë me golin e Olivier Giroud në minutën e 24-të, por Domenico Berardi riktheu epërsinë prej dy golave vetëm pas gjashtë minutave.

Me të nisur pjesa e dytë, Sassuolo shënoi edhe golin e katërt me anë të Armand Lauriente u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 47-të, ndërsa Matheus Henrique thelloi epërsinë në 5-1, në minutën e 79-të.

Dy minuta më vonë kuqezinjët arritën të shënonin edhe një gol, duke ngushtuar sadopak rezultatin me Divock Origin, dhe rezultatin përfundimtar 5-2.

Pas kësaj humbje, Milani mbetet larg vendit të parë pasi ka vetëm 38 pikë, 12 më pak se Napoli,

Në anën tjetër, Sassuolo merr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetes♪7, duke shkuar në kuotën e 20 pikëve./IndeksOnline/

TI RAPORTON!

You may also like