Sassuolo dhe Monza e kthejnë në festë, nuk ka fitues në “Via del Mare”

by admin
Spread the love

Sassuolo mposht me rezultatin e thellë 5-0 Salernitanën dhe merr fitoren e dytë radhazi në kampionat. Laurienté dhe Pinamonti shënojnë për vendasit në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë gjejnë rrugën e rrjetës edhe Thorstvedt, Harroui dhe Antiste. Sassuolo ngjitet në kuotën e 12 pikëve, ndërsa miqtë mbeten në kuotën e 7 pikëve pas humbjes së dytë radhazi në Serie A.

Kjo sfidë është futur në historinë e kampionatit italian pasi për herë të parë në histori, drejtësi në fushë ka vendosur një femër, gjyqtarja Maria Sole Ferrieri Caputi.

Nuk ka fitues në “Via del Mare”, pasi sfida mes Lecces dhe Cremoneses mbyllet në barazim 1-1. Sfidën e zhbllokon Ciofani me penallti, por Strefezza barazon në pjesën e parë po nga pika e bardhë. Vendasit ngjiten në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Cremonese, që nuk njeh fitore në Serie A, merr barazimin e tretë në kampionat.

Monza merr një fitore të çmuar në transfertë, pasi fiton 3-0 në shtëpinë e Sampdorias. Pessina, Caprari dhe Sensi vulosin suksesin e debutuesve në Gjenovë. Nuk njeh fund kriza e Sampdorias, që mbyll renditjen e Serie A në kuotën e 2 pikëve. / Oversport.tv

You may also like