Sarri: Portieri i ri? Është problem i Tares, unë e kam thënë fjalën time

by admin
Spread the love

Edhe Lazio është duke punuar për të vënë në dispozicion të Maurizio Sarrit një ekip që i përshtatet pritshmërive që vetë tekniku ka. Megjithatë, Sarri e di shumë mirë se diçka e tillë është e pamundur të ndodhë përpara grumbullimit të ekipit.

“Në futbollin modern të nisësh përgatitjet me skuadrën e plotë është e pamundur. Një vitë është Nations League, një vit Europiane, një vitë Botërori. Gjithmonë nis grumbullimi me 10 lojtarë të ekipi të parë dhe me 10 të tjerë nga moshat.

Të tjerët vijnë gjithmonë më vonë. Do të ishte e bukur t’i kisha të gjithë që nga fillimi, por është e pamundur”, tha Sarri për Sky Sports.

Ndërkohë që për sa i përket situatës së portës, ku ai ka kërkuar portierin Carneseçhi, Sarri e kaloi topin te drejtori sportiv, Igli Tare. “Ky është një problem i drejtorit sportiv Igli Tare, të shohim se çfarë do të zgjedhim deri në fund. Unë atë që duhet të thosha e thash”. /oversport.tv

You may also like