Sarri: Merkatoja e munguar të mos shërbejë si alibi, mund të përmirësohemi

by admin
Spread the love

Në prag të ndeshjes kundër Fiorentinës, Maurizio Sarri vazhdon që të flasë për merkaton. Ose më saktë, i përgjigjet pyetjeve të merkatos që i bëhen në konferencë dhe shuan polemikat.

“Merkatoja u mbyll, pikë. Është e kotë të flasim. Çdo lloj bisede mund të konsiderohet si kundër skuadrës. Nuk ka asgjë për të thënë dhe duhet të bëjmë më të mirën me këta lojtarë që kemi. Nuk duhet tu jap alibi lojtarëve”, ka thënë tekniku i Lazios.

Sarri përgjigjet shkurt edhe kur e pyesin për marrëdhënien që ka me presidentin Lotito: “Kemi folur para dy ose tre ditësh. Kemi një marrëdhënie të drejtpërdrejtë. Java e pushimit ishte fundi i merkatos dhe nuk folëm për rinovimin tim. I them atë që mendoj dhe ai bën të njëjtën gjë me mua. Jam i pakënaqur? Nuk bie në kurthet tuaja, jam 36 vjeç”.

“Le të mendojmë për ndeshjen e nesërme dhe për të tjerat që do të vijnë më pas. Kundër Fiorentinës do të jetë shumë e vështirë. Ata janë shumë të fortë në shtëpi dhe numrat flasin qartë. Të shohim si do të evoluojë skuadra në ndeshjet e ardhshme”, ka përfunduar Sarri. / Oversport.tv

You may also like