Sarah Berisha dhe Dj PM na shkrijnë së qeshuri, japin intervistën e tyre të parë së bashku

by admin
Spread the love

Çifti Sarah Berisha dhe Dj Pm, kanë realizuar intervistën e tyre të parë së bashku. Të ftuar në “Më Lër të Flas” ata zbuluan detaje rreth tyre. Si është jeta e Sarah dhe Dj Pm pas “Big Brother Vip?” “Realisht nuk mund të them që ka ndryshuar 100%, jam Sara që kam qenë.

Ok, tani më njeh e gjithë Shqipëria për vajzën që unë jam dhe marrëdhënien që kam me Pm. Është pak e vështirë në momentin që je 24 orë në sytë e publikut, dhe privatësia nuk është më. E kam këtë problem sepse mund të shqetësohen edhe prindërit e mi për këtë gjë, por jeta ime ka ndryshuar për mirë si në anën e projekteve si në anën e publikut”– tha Sarah.

Ndërsa Pm u shpreh: “Nëse them pak, gënjej. Ka pasur një ndryshim drastik në jetën tim si në anën profesionale si në atë shpirtërore. Për momentin, gjeta fatin e jetës brenda.  Jam shumë i lumtur, ka ndikuar shumë për të mire.” Pyetjes pse nuk kanë bërë intervista bashkë, Sarah iu përgjigj duke thënë: “Ne kemi qenë për dy muaj e ca në sytë e publikut për 24h, kur të dilnim menduam që të shijonim pak më shumë njëri-tjetrin dhe të merrnim pak privatësi.”

Sa i përket marrëdhënies me çiftin Dagz-Einxhel, ata sqaruan se kanë marrëdhënie shumë të mira. “Nuk e di pse njerëzit mendojnë se është keq marrëdhënia jonë. Unë me Dagzin përveçse jemi shokë, kemi edhe profesionin. Dagzin e dua si vëllain tim. Secili ka planet e veta, nuk është e thënë që nëse unë të blej një makinë ta blejë edhe Dagzi. Ne të dy i përkrahim Dagzin dhe Einxhel.”- tha Pm.

“Shumë mirë shkoj me Einxhel është e njëjta gjë që tha Pm. Ne thamë që kemi një raport shumë të mirë”- tha Sarah.

A do të zgjerojnë familjen si Dagz? Pm u shpreh se për momentin, jo. Kush do më shumë nga të dy të ketë fëmijë i pari? Të dy u përgjigjën se është PM. A po mendojnë Sarah të bashkëjetojnë? PM: Bashkëjetojmë në një farë mënyre. Sarah kur vjen në Kosovë rrin te unë, unë kur vij këtu vij te Sara.

Sarah: Unë gjithe bashkëpunimet i kam më shumë me Tiranën. Prishtina tre orë larg është, për momentin e kam pak të vështirë të largohem, PM: Edhe unë i kam projektet e mia andej, po faleminderit Zotit është makina.

You may also like