Saraçini-Kelmendi pas debatit për shami: 16 vjeçaret nesër edhe mund të martohen, fëmija të bëjë fëmijë

by admin
Spread the love

Drejtoresha e Radiotelevizionit 21, Afërdita Saraçini-Kelmendi ka dhënë një qëndrim të saj në lidhje me atë se a duhet të lejohet bartja e mbulesës fetare tek vajzat nga mosha 16-vjeçare.

Ajo në Facebookun e saj ka shkruar se kur kreu i nje shteti me përcaktim laik, siç është shprehur ajo për shkak të votave, “instalon fillet e islamit politik, kjo flet për moralin e një politikani që nuk përfill ardhmërinë e vajzave të reja”.

Saraçini-Kelmendi tha se ky bajtja e mbulesës fetare nga 16-vjeçaret paralajmëron se ato edhe mund të martohen e të bëjnë fëmijë në atë moshë.

“Kur kreu i pushtetit, në mënyrë transparente, bën “allëshverësh “për vota vihet në dyshim çdo vendim që ai merr për mirëqenien dhe prosperitetin e vendit. Në këtë rast, ky është edhe instalim i  moralit maskulin të vendosjes për jetën e adoloshenteve.Ky është një vendim që paralajmëron se 16 vjeçaret nesër edhe mund të martohen dhe fëmija të bëjë fëmijë”, ka shkruar ajo.

Saraçini-Kelmendi është shprehur se kudo në botë moshë madhore është mosha prej 18-21 vjeç, përcjell Klankosova.tv.

Lejet e identifikimit dhe te vozitjes që jepen edhe në moshën 16 vjeç nuk nënkuptojnë pjekurinë fizike, biologjike dhe mentale të personit. Mirëpo, kjo verbëri për pushtet dëmton afatgjatë zhvillimin e mëtejmë të gjeneratave që vijnë dhe instalon një presedan për ndryshime edhe më radikale në drejtim të gabuar. E turpshme, por jo e pakuptimtë, edhe heshtja e politikanëve të tjerë, të strukur nëpër parti!  Fshehen në heshtje! Ideali për zhvillimin e vendit nuk përcaktohet me numërimin e votave, por përcaktohet me investimin e përditshëm në ndryshimet pozitive në vend”, shkroi ajo.

Ajo ka folur edhe në lidhje me siç është shprehur ajo mosreagimin e grave deputete.

Nuk bëjnë zë as gratë e partive politike, deputetet, ato të organizatave joqeveritare. Në të kaluarën, armiqtë e prezentonin dhe identifikonin para botës Kosovën me fotografitë e grave të mbuluara . Si një vend i Lindjes që nuk i takon Evropës. Na u deshtën vite për ta ndryshuar këtë pasqyrim, i cili u përdor dhe u keqpërdor edhe në Ish Jugosllavi për shpërnguljet masive të shqiptarëve në Anadolli të Turqisë”, shkroi tutje ajo.

 

You may also like