Sara hapi një “peticion” për Ledrin dhe komenti i Yll Limani nuk ishte ai që priste

by admin
Spread the love

Kohët e fundit Ledri ka zgjedhur të ndryshojë “look” duke mbajtur flokët e gjatë.

Mirëpo partnerja e tij, Sara nuk e pëlqen shumë këtë gjë dhe e ka treguar publikisht. Së fundmi, Sara ka ndarë disa momente me Ledrin, krah së cilave ka shkruar: “Nëse keni diçka për të thënë për flokët e Ledrit, tani është momenti”.

Sara po kërkonte mendimet e ngjashme të ndjekësve rreth flokëve të Ledrit në mënyrë që ai t’i kthehet modelit të mëparshëm. Mirëpo, kolegu dhe miku i tij, Yll Limani “i ka dalë” në krah Ledrit. “Shumë bukur i paska!”- ka shkruar ai teksa komenti i Yllit ka marrë qindra pëlqime duke lënë të kuptohet se fansat e pëlqejnë reperin me flokë të gjatë.

Duket se Ylli ia ka vështirësuar paksa punën Sarës që duhet të mësohet tashmë me look-un e ri të Ledrit.


You may also like