Santorini ndodhet në një zonë vullkanike, gjeologët paralajmërojnë një tjetër shpërthim

by admin
Spread the love

Bukuria e ishullit grek Santorini, është në fakt, rezultat i historisë së dhunshme vullkanike të zonës dhe u krijua nga një nga shpërthimet më të mëdha të njohura rreth 3600 vjet më parë.

Gjeologët paralajmërojnë se është vetëm çështje kohe, para se të godasë sërish një shpërthim i madh. Ndërkohë, në vitin 2020, agjencia greke e mbrojtjes civile, ka zbuluar tashmë një plan prej 185 faqesh për t’u marrë me pasojat e aktivitetit të mundshëm vullkanik në Santorini, sipas Sky TG24.

Santorini është pjesë e Harkut Vullkanik Helen, një nga fushat më të rëndësishme vullkanike në Evropë, e cila ka parë mbi 100 shpërthime në 400,000 vitet e fundit. Vullkani më aktiv dhe potencialisht i rrezikshëm nënujor i Mesdheut lindor, Kolumbo, ndodhet vetëm pesë milje në verilindje të ishullit.

I zhytur në detin Egje, Kolumbo ka heshtur për gati 400 vjet, por nuk fle. Herën e fundit që shpërtheu, në vitin 1650, vrau 70 njerëz dhe shkaktoi një cunami. U regjistruan tërmete të forta dhe pasgoditje, së bashku me gazra toksikë dhe tym.

Shkencëtarët e dinë se shpërthimi i Kolumbos, mund të shkaktojë dëme serioze, kështu që monitorimi është rritur gjatë 20 viteve të fundit.


Top Channel

You may also like