Santiana shan rëndë Bledi Manen, arsyetohet nga Jonida

by admin
Spread the love

 

 

Gjatë publicitetit, Santiana banorja e Big Brother Vip Kosova 2 përdori për të disatën herë gjuhë vulgare.

Ajo pas debatit me Albyn, shau opinonistin Bledi Mane me rob dhe iku në dhomën e rrëfimit.

“Bledi nuk guxon me fol me mua kështu. Ja q* robt unë”, tha Santiana.

Megjithatë, pjesa e dytë e ‘prime’ filloi me këtë diskutim, ku e njëjta u arsyetua për këtë gjuhë të përdorur nga vetë moderatorja e cila ndër tjera tha se pavarësisht se nuk e pranon një gjuhë të tillë, shtoi se “jemi prej gjaku dhe nxehemi ndonjëherë.

“Keni një lloj detyrimi ndaj publikut, ju shikojnë edhe fëmijë. Ju lutem evitojeni”, u shpreh në vazhdim ajo.

Si dënim për Santianën Vëllai i Madh vendosi që çmimit të madh t’ia zbres 5 mijë euro.

Ndërsa, vetë Santiana tha se nuk e shau askënd, por vetëm i rrjedhi shprehimisht.

Bledi sonte doli kundër Santianës, ku në opinonin e tij vlerësoi dhe lartësoi Albyn, duke thënë edhe se për të njëjtën do të bëhet avokat i saj.

You may also like