Sanksionohen 28 shoferë në Shkup, 25 kundërvajtje për drejtuesit e motoçikletave

by admin
Spread the love




Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 228 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 18 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për vozitje pa patentë shoferi, 25 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 9 masa për makina të paregjistruara, 5 gjoba për makina të transportit publik të cilat ishin teknikisht në gjendje jo të rregullt, 6 gjoba për vozitje në gjendje të dehur dhe 5 për kalim në të kuqe në semaforë.


You may also like