Samuel Eto’o dënohet me 22 muaj burg për evazion fiskal

by admin
Spread the love

Një skandal i ri fiskal ka tronditur botën e futbollit: Samuel Eto’o, ish-lojtar i Barcelonës dhe Interit është dënuar në Spanjë për evazion.

Sipas “Marca”, sulmuesi nuk ka derdhur në arkat e shtetit 3.872.621 euro në periudhën që militonte me skuadrën blaugrana, më saktësisht në vitet 2006-2009.

Kamerunasi është dënuar me 22 muaj burg, ndërsa ish-agjenti i tij José Maria Mesalles është dënuar me një vit burg.

Prokuroria ka kërkuar fillimisht një dënim prej 4 vitesh e 6 muajsh për Eto’o dhe Mesalles. Ekzekutimi i dënimeve në çdo rast do të pezullohet, sepse të dy nuk kanë precedentë penale dhe një pjesë e parave është kthyer me kohë. / Oversport.tv

Foto: Inter Twitter

You may also like