Sampdoria nuk ndryshon, konfirmon në stol Marco Giampaolon

by admin
Spread the love

Ka patur një takim në Romë mes trajnerit të Sampdorias, Marco Giampaolo dhe drejtuesit të klubit Antonio Romei për të përcaktuar përgatitjet për sezonin e ri.

Në lidhje nga Gjenova ishin edhe presidenti Marco Lanna dhe anëtarët e tjerë të këshillit administrativ të klubit Alberto Bosco dhe Gianni Panconi.

Është konfirmuar se nuk ka patur asnjë dyshim për qëndrimin e trajnerit, të cilit iu aktivizuar automatikisht rinovimi i kontratës pasi siguroi mbijetesën.

Palët kanë biseduar për të vendosur bazat e sezonit të ri, duke shuar kështu çdo dyshim për qëndrimin e trajnerit në krye të Sampdorias. / Oversport.tv

You may also like