Sampdoria ndal Lazion! Udinese mposht minimalisht Fiorentinën, Empoli dhe Verona bëjnë paqe

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar tre ndeshjet e Serie A që startuan në orën 18:30 këtë të mërkurë të cilat kishit mundësi ti ndiqnit live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Kështu, Lazio është ndalur në një barazim 1-1 me Sampdorian, me këta të fundit që vendosën ekuilibrat në fundin e takimit.

Lacialët kaluan të parët në avantazh me anë të  Ciro Immobile në minutën e 21. Lazio vazhdon të kërkojë edhe golin e dytë, por rastet nuk konkretizohen dot, me Ciro Immobilen që ndalet nga shtylla për të shënuar një dygolësh personal.

Kur pritej që takimi të përfundonte me fitoren e Lazios, Manolo Gabiadini ngrë peshë stadiumin duke vendosur ekuilibrat e takimit. Kështu ekipet ndanë nga një pikë, me Lazion që shpërdoron mundësinë për t’u ngjitur në krye së bashku me Romën.

Fitore të rëndësishme ka arritur edhe Udinese përballë Fiorentinës, po me rezultatin minimal 1-0. Takimi u vulos nga goli i Beto në minutën e 17-të duke i dhënë tre pikë Udineses. Vazhdon starti i dobët i sezonit për Fiorentinën që në katër javë ka arritur vetëm një fitore.

Sfida tjetër midis Empolit dhe Veronës është ndalur në barazim 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh falë golit të Baldanzi, ndërsa Verona vendosi gjithçka në ekuilibër me Kallon. Në fund të dyja ekipet ndanë nga një pikë, ndërsa u aktivizuan në këtë takim të dy shqiptarët Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli. /oversport.tv

Foto: Empoli Fc Official, Twitter

You may also like