Samiti III për Diasporën më 23 Nëntor – Shqip

by admin
Spread the love

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Samiti III i Diasporës do të zhvillohet më 23 Nëntor. Një ditë më parë, më 22 Nëntor do të zhvillohet Dita e Arbëreshëve.

“Nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë , z. Edi Rama, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kënaqësinë t’ju ftojë në Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës, që do të zhvillohen më datat 22-23 nëntor 2023, në Tiranë”, njoftoi ministria e Jashtme.

Në këto aktivitete do të diskutohet mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike, njofton ministria.

Më tej sqarohet edhe mënyra se si të interesuarit mund të regjistrohen për të marrë pjesë në aktivitetet e ndryshme./tvklan.al

You may also like