Samiti i Vilnius “show në derë” të Rusisë, Kremlini merr mesazhin: Kërcënon me përdorimin e bombave thërrmuese në Ukrainë

by admin
Spread the love

Në një kohë kur administrata Biden ka paralajmëruar dërgimin e bombave thërmuese në Ukrainë, dhe aleatët e NATO-së kanë vendosur t’i tregojnë “muskujt” Moskës, duke i shkuar “në derë” Rusisë për organizimin e Samitit të Vilinusit, i cili mes të tjerave nuk nguroi “të dhuronte” një show me në fokus bashkimin dhe harmoninë mes vendeve të aleancës, Kremlini ka bërë lëvizjen e parë.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu thuhet se ka kërcënuar se do të përdorë armë “të ngjashme” nëse SHBA-ja furnizon Ukrainën me municione thërrmuese.

Agjencitë ruse të lajmeve po raportojnë se Shoigu tha se Moska gjithashtu kishte bomba, por nuk i kishte përdorur ato deri më tani në luftë.

Ka pasur polemika në rritje lidhur me njoftimin e javës së kaluar të Shtëpisë së Bardhë se do të dërgojë municione thërrmuese në Kiev, pavarësisht se përdorimi i bombave është ndaluar nga 123 vende në mbarë botën – përfshirë Britaninë e Madhe.


Top Channel

You may also like