Sallahu i reagon Grudës për deklaratën rreth dyshtetësisë së Gërvallës dhe Berishajt

by admin
Spread the love

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar ndaj deklaratave të Përparim Grudës të PDK-së, i cili tha se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, dhe ambasadori Martin Berishaj, janë me nga dy pasaporta dhe se mund të jetojnë ku dëshirojnë.

Sallahu, me anë të një postimi në Facebook, tha se deklarata e Grudës është dhunim brutal i të drejtave të njeriut.

“Në këtë konferencë ai tha ‘Meqë Donika Gërvalla dhe Martin Berishaj i kanë nga dy pasaporta, kur ta merr mandatin PDK, ata nuk do të jetojnë në Kosovë’. Ky është kërcënim dhe njëkohësisht dhunim brutal i të drejtave dhe lirive themelore të përcaktuar me kushtetutë. Kjo është doktrina juridike perëndimore e PDK-së dhe përfaqësuesve të saj”.

“Vërtetë, Donika Gërvalla dhe Martin Berishaj kanë të drejtën të posedojnë edhe më shumë pasaporta se sa dy dhe mund të zgjedhin lirisht se në cilin shtet do të jetojnë. Këtë ua garanton secili akt me efekt juridik të brendshëm dhe ndërkombëtar, e jo dëshirat e përfaqësuesve të goditësve të shtetit përmes konferencave të zakonshme me përmbajtje jashtëzakonisht të dobët”, ka thënë Sallahu./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like