Salihamidzic tregon bisedën me Lewan: E kuptoi sa shumë i detyrohet Bayernit

by admin
Spread the love

Drejtori sportiv i Bayernit të Mynihut, Hasan Salihamidzic ka pranuar në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit bavarez se ka bërë paqe me Robert Lewandowskin, që zgjodhi të vazhdonte karrierën e tij në Spanjë me fanellën e Barcelonës.

“Robert erdhi në zyrën time për të më përshëndetur dhe folëm për 15 minuta. Diskutuam mbi të gjitha çështjet që na shqetësonin dhe rregulluam gjithçka.

Robert ka bërë një punë shumë të mirë te Bayerni, kjo nuk duhet harruar, por në të njëjtën kohë ai e di se sa shumë i detyrohet Bayernit. I uruam gjithë të mirat në sfidën e tij të re”, ka thënë mes të tjerash Salihamidzic. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like