Salianji:Po përçahet PD në dy grupe.Agalliu:Mbledhja u kërkua nga Salianji e Boçi

by admin
Spread the love

Pas mbledhjes së kryesisë së Grupit Parlamentar të PD në ambientet e kryesisë së Kuvendit ka reaguar deputeti Ervin Salianji.

Në një deklaratë për mediat ai tha se ka një tentativë për të pronësuar Grupin Parlamentar teksa ka akuzuar Enkelejd Alibeaj se po kërkon mbledhje për të takuar Ramën.

Një tentativë për ta pronësuar grupin parlamentar dhe për ta trajtuar për interesa personale për të krijuar parti dhe për ta ndarë në dy parti, PD. Po kërkohet mbledhje me axhitim për të takuar Ramën, ndërkohë që Presidenti i Republikës për Edi Ramën dhe për PS është zgjedhur. Sot nëpërmjet numrit 2 të PS u tha qartë që nuk duan as negocim dhe as ndërmjetësim ndërkombëtar, nuk duan emër presidenti konsensual, por duan keqpërdorimin e opozitës”, tha Salianji.

Lidhur me këtë deklaratë të tij ka reaguar deputeti Arbi Agalliu i cili ka thënë se mbledhja e kryesisë së Grupit Parlamentar të PD është kërkuar nga vetë Boçi dhe Salianji. Ndër të tjera ai thekson se vendimet ishin të një natyre organizative dhe nuk përfshinin vendimmarrje thelbësore, të cilat do të diskutohen në momentin që do të jenë të pranishëm edhe kolegët Boçi dhe Salianji.

Ditën e djeshme, në profilin e tij personal në rrjetin social “Facebook”, deputeti z. Luciano Boci ka publikuar një postim, në të cilin, ndër të tjera, ka kërkuar thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së. Kjo kërkesë është përsëritur edhe nga deputeti z. Ervin Salianji, në mbledhjen e djeshme të deputetëve të PD-së. Kërkesat e z. Boci dhe z. Salianji kanë gjetur dakordësinë e Grupit, dhe ditën e djeshme sekretari i Grupit z. Agalliu ka njoftuar rregullisht nëpërmjet telefonit secilin anëtar të Kryesisë së Grupit për zhvillimin e mbledhjes ditën e premte, datë 6 maj 2022, ora 09:15.

Siç është bërë e ditur tashmë, në zyrën e Grupit të PD-së pranë Kryesisë së Kuvendit u paraqitën kryetari, sekretari dhe zëdhënësja e Grupit, ndërsa munguan në mbledhje të dy zëvëndëskryetarët, përkatësisht z. Boci dhe z. Salianji. Pasi u konstatua ekzistenca e kuorumit, me shumicë votash, u vendos zhvillimi i mbledhjeve në mënyrë periodike cdo të premte, ora 09:15, dhe me qëllim që t’u jepej mundësia edhe dy kolegëve që mungonin, u vendos zhvillimi i një mbledhjeje jashtë rradhe ditën e hënë, datë 9 maj, ora 09:15. Siç mund ta kuptoni, vendimet e Kryesisë ishin të një natyre krejtësisht organizative dhe nuk përfshinin vendimmarrje thelbësore, të cilat së bashku me kolegët Alibeaj dhe Pampuri, menduam që duhet të diskutohen në momentin që do të jenë të pranishëm edhe kolegët Boci dhe Salianji.

Sa i përket se cilët janë anëtarët e Kryesisë së Grupit, më lejoni t’ju bëj me dije se neni 16, pika 1 e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë parashikon se kryesia përbëhet nga kryetari, zëvëndëskryetari, sekretari dhe zëdhënësi i Grupit. Rregullorja është lehtësisht të aksesueshme dhe mendoj se çështja e kuorumit është e qartë për këdo.

Nuk ka asnjë lloj nxitimi, por vlerësojmë se është e drejta e çdo deputeti për të diskutuar dhe vendosur për axhendën parlamentare, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Madje, kjo ishte arsyeja që kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së kërkoi në Konferencën e Kryetarëve shtyrjen e afateve, në mënyrë që Grupi të kishte kohën e nevojshme dhe të mjaftueshme për të dakordësuar qëndrimin e tij lidhur me çështjen e Presidentit të Republikës. E megjithëkëtë edhe pse kolegët nuk erdhën sot, u la që mbledhja të zhvillohej jashtë rradhës ditën e hënë, datë 9 maj, ora 09:15”-thotë Agalliu.

You may also like