Salianji zbulon përplasjen me Lulzim Bashën dhe këshillën që i ka dhënë: Politika ka gjithnjë kurthe

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se zgjedhjet e 6 marsit ishin një kurth për PD.

Sipas Salianjit, politika është e mbushur me kurthe dhe Lulzim Basha nuk duhet të justifikohet me to, por duhet të ishte i përgatitur. Ai shtoi se u ndje i fyer nga kreu i PD kur tha se nuk kishte humbur asnjë garë.

Deklarata e Salianjit:

“I dhamë mbështetjen absolute deri në datën 6 mars, që ishte një test. Kam dëgjuar që 6 marsi ishte një kurth. Ia kam thënë në mbledhje që kryetari i PD duhet të kalojë çdo sfidë, çdo kurth. Ne nuk mund të jemi qaramanë që pas çdo ndeshje të zhvilluar dhe hyjmë në ring themi ai na rrahu. Këto deklarata me kurthe janë të kota. Politika ka gjithnjë kurthe, gara të padrejta. Këto nuk janë justifikime.

Po stërvitu pra, përgatitu, merr proteina. Nuk mund të dalë në publik dhe të them nuk e kishte mendjen këtë herë. Jam fyer nga deklarata e Bashës se nuk jam mundur asnjëherë. Në ditën që demokratët ishin në traumë, tha unë kam fituar çdo garë,” tha Salianji.

You may also like