Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali mbrëmë në emisionin “Bisedë me Redaksinë” u shpreh se Kemofiltrimi në Klinikën “Zhan Mitrev” është përdorur si trajtim “magjik” për të gjitha problemet shëndetësore, transmeton SHENJA.
“Komision i ekspertëve do të jap sqarim përfundimtar se kur është përdorur kjo metodë e bazuar në dokumente”, tha më tej Sali.
Ndërkaq pas publikimit të skandalit të quajtur “Gjaku i Pistë”, ministri Sali në konferencë për shtyp tha se rasti i Klinikës Zhan Mitrev është në proces e sipër, duke u zhvilluar dhe se i njejti do të vazhdojë deri në fund.
Ndryshe në vijim gjendet edhe linku me të cilin do të mund ta shihni intervistën e ministrit Sali në emisionin e mbrëmshëm “Bisedë me Redaksinë”. /SHENJA/