Sali: Dhjetë vitet e fundit nuk kemi zgjerim të listës së barnave

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në emisionin debativ në TV Shenja, tha se hera e fundit kur është marrë vendim për zgjerim të listës së barnave ka qenë viti 2012. Sali më tej tha është duke u formuar një ekip i ri ekspertësh të cilët për target do ta kenë zgjidhjen zgjerimin e listës dhe përmirësimin e çmimeve të barnave.

 

“Një fakt dua ta përmend se hera e fundit kur është marrë vendim për zgjerim të listës së barnave me çmime referente të cilat janë të mbuluara nga ana e fundi shëndetësorë është prej vitit 2012. Që i bie se 10 vite e fundit nuk është intervenuar në atë listë. Ose ka pasur intervenime me numër shumë të vogël të barnave, që nuk kanë luajtur rol të madh në përmirësimin e ofertës osë zgjerimit e listës ndjeshëm për pacientët ose për siguruesit e fondit të sigurimit shëndetësor. Ne jemi duke formuar një ekip të ri ekspertësh të cilët për target do ta kenë zgjidhjen zgjerimin e listës dhe përmirësimin e çmimeve të barnave”, tha Sali. /SHENJA/


You may also like