Sali Berisha zbulon se kur do të kthehet në parlament

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ditën e hënë do të rikthehet në parlament për të vazhduar aktivitetin me parlamentin, ndonëse ka një agjendë të ngjeshur për shkak të lëvizjes kundër Bashës.

I ftuar në emisionin Radari Informativ, Sali Berisha tashmë i vuri një ’emër’ të ri Lulzim Bashës, tashmë ‘Lul Kimiku’, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në protestën e 8 janarit, në vend të emrit të mëparshëm ‘Lul Brava’.

I pyetur për mbështetjen në grupin e deputetëve të PD-së, Berisha tha se mbështetja po rritet dhe janë në bisedime me deputetë të tjerë që do të bashkohen me ta.

Pjesë nga biseda:

Do shkoni të hënën në parlament?

Berisha: Do shkoj. Nuk shkëpus kurrsesi marrëdhënien me parlamentin. Krahas tryezave të shumta publike, të ruajmë dhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin zë të vërtetës në atë parlament që qëndrimin e të inkriminuarve e kanë më të lartë se çdo institucion tjetër.

Do krijoni grup të ri?

Berisha: Vendimet e Lul Kimikut janë të pavlefshme. Ai është kryetar i Ramës. Nuk ka diskutim. Nuk është çështje zyre, por e pluralizimit politik. Është i emëruar nga Edi Rama. Të gjithë ata që e mbeshtesin Bashën godasin pluralizmin politik. Ne i kemi ulëset në parlament. Do vazhdojmë të konsiderohemi deputetë të grupit parlamentar të PD-së. Shqiptarët këto ditë panë opozitën e vërtetë. Jemi në diskutime me deputetë të tjerë. Ata nuk mund të rrinë me Lulzim Bashën, ai përbën fytyrën më të shpërfytyruar të politikës shqiptare.

Ju e sollët Lulzim Bashën, si ndiheni?

Berisha: Unë kam kërkuar ndjesë, por ADN-në e njeriut koha e tregon. A ka njeri që mund të kishte imagjinuar që një kryetar opozite që duhet të jetë flamurtar i luftës së krimit mbrohet me kriminelë. Të ndershmit e kanë braktisur atë.

You may also like