Sali Berisha u jep porositë e para anëtarëve të Këshillit e Kombëtar: Partia duhet të dalë në fushë betejë

by admin
Spread the love

Sali Berisha i ka dhënë porositë anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD duke i thënë se duhet të fillojnë një debat për interesin e qytetarëve shqiptarë.

T’i dalim zot interesit tonë kombëtar sepse pikërisht se nuk është mbrojtur ky interes, Shqipëria është rrokullisur. Asnjë interes tjetër i qytetarëve shqiptar nuk mund të mbrohet para interesit kombëtar. Është e domosdoshme që në parti të fillojë menjëherë, që nesër, një debat për të gjitha këto zhvillime. Partia duhet të dalë në fushë-betejë. Nuk mundet kurrë kush të luajë me fatet e shqiptarëve, nuk mundet kush të mbajë në këmbë një parlament që mohon gjakun e derdhur të shqiptarëve në Kosovë. Situata është më alarmante se kurrë. I kërkoj drejtuesit e degëve të mbledhin me urgjencë kryesitë, të zhvillojnë debat të hapur politik”, tha Berisha.

You may also like