Sali Berisha akuza të rënda drejt Bashës: Je i vetmi përgjegjës, trego si i dërgove në Skoci

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi edhe njëherë ish-kreun e PD, Lulzim Basha, se ka qenë i vetmi që kishte informacion për financimin rus në selinë blu.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Berisha tha se deri më sot asnjë nga burrat dhe gratë e Partisë Demokratike nuk kanë asnjë informacion për paratë ruse në PD, prandaj është koha që përgjegjësi i vetëm që është Lulzim Basha të dalë dhe të sqarojë gjithçka.

“Deri sot në këtë moment nuk ka asnjë individ në PD që të ketë patur dijeni për financime ruse, në arkën e PD nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë sipas dëshmive të besueshme polotësit të zotit Ristani dhe të ish-kesierit të partisë Ilir Dervishi, asnjë qindarkë nga këto para. Pra është akt personal i Lulzim Bashës. Së dyti në 2018-n kur ambasadori amerikan më ka sjellë një dosje në zyrë në mënyrë absolute dosja nuk ka patur asgjë tjetër veç artikullit të Mother Jones, dhe fletës së DASH se Nik Muzin është lobues i PD. Në prill pas zgjedhjeve në 6 bashki, disa bashkatdhetarët tanë më informuan nga Nju Jorku se ata kanë firmosur por nuk kanë dhënë asnjë qindarkë siç mashtronte Basha për të financuar lobistin e tij. Pasi u bënë 3 burime unë dola në media dhe akuzova Ramën se mbylli dosjen ruse të Lulzim Bashës. Sot kryesia vendosi të ngrejë një komision auditi për këtë aferë. Ai po dëshmon mungesë totale përgjegjshmërie sepse është i detyruar së paku të thotë ku i mori paratë, kush ja dha dhe si i dërgoi në Skoci kur kanali bankar nuk ekziston. E shpëtoi njëherë Edi Rama, por kjo çështje është një çështje shumë serioze dhe unë mendoj se ai nuk duhet ta trajtojë ndryshe, por të bëjë transparencë të plotë se ka drejtuar këtë arti, me qënë se e mohon, edhe pse ju e dini gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën. Sëfundmi duhet të qartësoni çdo demokrat që Rama siç deklaroi në 2018-n se ato janë para ruse, këtë bëri dhe javën e shkuar”, deklaroi Berisha.

You may also like