Salernitana vazhdon të ëndërrojë Cavanin, super bonus për çdo gol të shënuar

by admin
Spread the love

Salernitana vazhdon të ëndërrojë Edinson Cavanin. Operacioni mbetet i komplikuar për shkak të vlerës dhe ambicieve të sulmuesit, që pas largimit nga Manchester United ka mbetur lojtar i lirë.

Gjithsesi klubi italian e ka bërë ofertën e tij: një kontratë 2-vjeçare me 2 milionë euro në sezon plus 200 mijë euro për çdo gol të shënuar. Tashmë “Matadori” është me pushime në vendlindje, por shumë shpejt do të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Cavani është një nga lojtarët e preferuar të presidentit Iervolino, që ka disa javë që po bën të pamundurën që të sjellë në Salerno yllin uruguaian. / Oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like