Salah kërkon rinovimin, por vendos Liverpooli!

by admin
Spread the love

Mohamed Salah ka konfirmuar edhe njëherë tjetër dëshirën për të qëndruar te skuadra e Liverpool por gjithashtu shtoi se kjo gjë varet nga klubi i tij.

Kontrata e sulmuesit egjiptian me ‘The Reds’ skadon ne verën e vitit 2023 dhe momentalisht nuk ka asgjë konkrete mes palëve për një zgjatje të bashkëpunimit. ‘Dua të qëndroj por nuk është në duart e mia’- u shpreh 29-vjeçari ku nënvizoi se nuk kërkon shifra marramendëse në kontratën e re. Për t’i qëndruar besnik të kuqve edhe për sezonet në vijim Salah kërkoi një pagë prej 300 mijë deri në 350 mijë paund në javë.

Një shifër që justifikohet plotësisht nga egjiptiani që në edicionet e fundit ka qenë protagonisti kryesor i skuadrës. Deri në këtë pikë të sezonit me Liverpool, Salah ka realizuar 23 gola në 26 takime në të gjitha kompeticionet dhe fokusi i tij tashmë është zhvendosur në Kupën e Afrikës ku shpreson të fitojë një trofe të rëndësishëm me kombëtaren e tij. Një sukses me perfaqesuesen e Egjiptit dhe të tjerë trofe me 19 herë kampionët e Anglisë në fund të edicionit futbollistik do e perforconin edhe me statusin e afirmuar që ka krijuar sulmuesi në futbollin elitar duke i rritur ndjeshëm kuotat per t’u krahasuar me meritë të plotë me lojtarët më të mirë në botë.


Top Channel

You may also like