Sala: I kërkoj Interit dhe Milanit pak durim për stadiumin, jemi afër finalizimit

by admin
Spread the love

Hipoteza që Interi dhe Milani ta ndërtojnë stadiumin e ri jashtë Milanos po bëhet gjithnjë e më shumë konkrete. Procedurat burokratike të bashkisë kanë bërë drejtuesit e klubeve nga Milano të humbasin durimin dhe tashmë po shikojnë për opsione të tjera jashtë Milanos.

Për këtë çështje ka folur edhe kryetari i bashkisë së Milanos, Beppe Sala. Ai i kërkoi ekipeve që të bëjnë më shumë durim, si dhe pranoi se tashmë koha për të plotësuar procedurat është shumë e afërt dhe gjithçka po vjen drejt përfundimit.

“Besoj se ne do të autorizojmë stadiumin e ri në kohën e mundshme që kemi, që madje nuk varet as nga vullneti im i pastër. Debati publik është i parashikuar nga ligji dhe ligjet nuk i bëjë unë. E di që lind nevoja për t’i kërkuar të dyja klubeve që të bëjnë durim, por kjo është situata.

Mendoj se pas gjithë këtij procesi të gjatë, jemi pranë mbylljes së gjithçka. Prandaj shpresoj që të kenë edhe pak më shumë durim që gjithçka të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Së fundmi ka marrë fituar terren edhe mundësia që Milani ta ndërtojë i vetëm stadiumin e ri në rast se blihet nga Investcorp. Megjithatë, asnjë njoftim zyrtar nuk ka ardhur nga klubi kuqezi për sa i përket stadiumit. /oversport.tv

You may also like