Sakrifica e United për Osimhen – Shqip

by admin
Spread the love

“Djajtë e kuq” do të duhet që të paguajnë 100 mln Euro për golashënuesin më të mirë të Seria A

Manchester United do të duhet që të paguajë të paktën 100 milionë paund nëse dëshiron që të nënshkruajnë me sulmuesin e Napolit, Viktor Osimhen.

“Djajtë e kuq” janë në kërkim të një sulmuesi në merkaton e verës, pasi ardhja e janarit, Vout Veghorst, u huazua nga Bërnlej vetëm për të plotësuar përkohësisht largimin e Kristiano Ronaldos.

Osimhen është aktualisht një nga sulmuesit më të kërkuar, nisur nga forma e tij mjaft e mirë te Napoli.

Klubet e interesuasra do të duhet të paguajnë një shifër të lartë për të pasur shërbimet e tij.

Sipas ESPN, ai do t’i kushtojë trajnerit Erik ten Hag të paktën 100 milionë euro, ndërsa edhe PSG është futur në garë për ta blerë nigerianin.

Bomberi ka luajtur një rol mjaft të madh në kryesimin që Napoli po bën në Serie A, ndërsa është 13 pikë larg vendit të dytë.

24-vjeçari kryeson listën e golashënuesve në Itali, me 14 gola dhe 4 asiste.

Ai u bë pjesë e “të kaltërve” nga Lil në 2020 dhe ka realizuar në total 43 gola në 82 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Kontrata me italianët, Osimhen i përfundon në verën e 2025 dhe palët ende nuk kanë nisur diskutimet për rinovimin.

Klan News

TI RAPORTON!

You may also like