Sacchi: Juventus-Inter? Më dukej sikur shikoja një ndeshje të viteve 60-të

by admin
Spread the love

Arrigo Sacchi ka analizuar sfidën Juventus-Inter për “La Gazzetta dello Sport” duke kritikuar hapur lojën e zhvilluar nga të dyja skuadrat:

“Shpresoj që kjo ndeshje të mos transmetohet jashtë Italisë, sepse futbolli italian bën një figurë të keqe. Zero spektakël, shumë faulle, shumë skena dhe pak sportivitet. Kur do ta kuptojmë se nëse luan mirë dhe tregon vlera teknike arrin të fitosh.

Duhet të ngulisim në mendje se publiku ka nevojë të argëtohet dhe jo të shohë sfida që u ngjasojnë betejave të gladiatorëve para 2 mijë vjetësh.

Në momente të caktuara më dukej sikur po shikoja një ndeshje të viteve 60-të”, ka thënë mes të tjerash ish-trajneri i njohur. / Oversport.tv

You may also like