Sacchi: Interi ka diçka më shumë, nëse e fiton Milani do të ishte mrekulli

by admin
Spread the love

Ish-trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi komentoi së fundmi garën për titullin kampion në Serie A. I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, Sacchi tha se Interi është në avantazh në raport me ekipet e tjera, ndërsa nëse e fiton Milani do të ishte një mrekulli e realizuar.

“Avantazhi i Interit në raport me ekipet e tjera është te kualiteti i skuadrës. Ka diçka më shumë se të tjerët. Nëse Milani fiton kampionation, do të thotë se ka ndodhur diçka që është shumë pranë mrekullisë.

Qëllimi i parë i klubit është që të përmirësojë bilancet ekonomike. Vitin e kaluar Ibra ka qenë shumë i rëndësishëm për ekipin, por këtë vit pothuajse nuk ka marrë fare pjesë. Po mungon eksperienca.

Napoli nga ana tjetër fiton një ndeshje dhe “relaksohet”. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe kombëtares italiane”. /oversport.tv

You may also like