Sabiani lë shtëpinë e BBV, banorët përloten si kurrë më parë

by admin
Spread the love

Sabiani është i larguari i radhës nga shtëpia e Vellait të Madh. Këtë javë gjithë banorët ishin në nominim dhe publiku zgjodhi këngëtarin që të dalë nga loja. Banorët e kanë përjetuar keq largimin e tij nga shtëpia dhe pjesa më e madhe janë përlotur si kurrë më parë. Ata e përcollën dhe po vazhdojnë të lotojnë për të. Por deklarata që i habiti të gjithë është ajo e Ilirit, i cili ka raportin më të ngushtë me Sabianin dhe po kërkon largimin nga shtëpia. “Unë gjeta një vëlla tek Sabiani. Dua që të dal dhe ky është vendimi im”, u shpreh Iliri, ndërsa Arbana po i kërkon ta rimendojë dhe të mos lejojë emocionet të vendosin për të./revistawho.com

You may also like