Sa më shumë të ndaheni, aq më mirë jetojmë. Burri është lopë sepse…

by admin
Spread the love

Gazetari i njohur shqiptar, Milaim Zeka njihet për deklaratat e tij shpeshherë të habitshme por shumë të drejtëpërdrejta. Së fundmi, ai ishte i ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell” në Top Channel, ku ka diskutuar rreth temës së kësaj të diele.

Në fund të emisionit, Milaim Zeka ka bërë një deklaratë të papritur, duke thënë se burrat janë ‘lopa’ dhe se njerëzit sa më shumë të ndahen, aq më mirë do të jetojnë. Duke u bazuar te shkenca, ai tha më tej se edhe fëmijët jetojnë më të lumtur me prindër të divorcuar.

“Ervini ka thënë diçka të jashtëzakonshme: Arti i komunikimit dhe ai njeri që nuk di ta vlerësojë partnerin, sa më shumë të ndaheni, aq më mirë do jetojmë. Edhe fëmijët, e ka vërtetuar shkenca, me prindër të divorcuar jetojnë më të lumtur sesa me prindër sherraxhi.

Si do të jetoja unë me një grua ose si do të jetonte gruaja me një burrë kur thotë burri: Me kë je? Kush është ai që po buzëqesh afër teje. Ose gruaja t’i thotë burrit: A e di që ke shtëpi? A e di që ke fëmijë? Domethënë, aq lopë është burri sa nuk e di as shtëpinë, as fëmijën. E si të jetohet me të?”- tha me ironi Milaim Zeka në emisionin “E diell” në Top Channel.

You may also like