Sa lekë i ka dhënë Iliri pas fitimit të Big Brother? Sabiani zbulon të vërtetën

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabiani, si dhe balerini Ilir Shaqiri, u bënë miq të ngushtë në Big Brother, por kjo miqësi u thye pasi u përfol se Ilir Shaqiri nuk i dha 10 mijë eurot e premtuara publikisht Sabianit.

Dje, Sabiani ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim  të Luana Vjollcës, ku ka qenë shumë i sinqertë.

Siç e do zakoni, në fund të spektaklit të ftuarit duhet t’u përgjigjen pyetjeve të vështira “Në gojë të Luanit”. Kush nuk përgjigjet duhet të shohë çfarë rezervon goja e Luanit për të. Por përpara se të shkonte tek kjo pyetje, Antonela Berisha ka ngacmuar Sabianin duke i thënë: Sa lekë të dha Iliri?

Përgjigje të cilën Sabiani nuk ka ngurruar ta kthejë, duke treguar: “Iliri më dha 5000 euro për vëllazëri!” Duke nënkuptuar se ka marrë vetëm gjysmat nga shuma e kërkuar, por gjithsesi e ka lënë me kaq duke mos dhënë koment më tepër.

You may also like