Sa kushton katrori i apartamenteve që ndërton shteti në Shkup?

by admin
Spread the love

Vetëm rreth 700 euro në Shkup është kostoja e shtetit për metër katror të banesave që po i ndërton, shkruan portali Faktor.

Këtë e tregon raporti vjetor i Shoqërisë Aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin e hapësirave banesore dhe afariste për vitin 2022, ku renditen shumat për ndërtimin e objekteve, investitor i të cilave është shteti.

Nga programi i kompanisë për ndërtimin e hapësirës banesore të destinuar për shitje, i vetmi objekt që është ndërtuar vitin e kaluar është objekti në komunën e Aerodromit në Shkup.

Sipas raportit, vlera e kontratës me anekset tjera për ndërtimin e këtij objekti është 157.696.636 denarë, prej të cilave deri në fund të vitit 2022 janë paguar 132.930.686. Nëse këto 2.56 milionë euro ndahen me 55 apartamente prej 3631 metrash katrorë, rezulton se një metër katror kushton teorikisht 700 euro. Ndërtesa duhet të ketë edhe hapësirë ​​për zyra dhe garazhe rreth 1200 metra katrorë. Megjithatë, nuk thuhet nëse në këtë shumë përfshihen kostot e shërbimeve komunale dhe lidhjeve, si dhe tatimi.

Shoqëria aksionare shtetërore ka në plan të ndërtojë edhe pesë godina të tjera për shitjen komerciale të apartamenteve, ku tanimë janë dy të planifikuara në Shkup, dy në Ohër dhe një në Manastir. Megjithatë, këto ndërtesa janë ende në ndërtim e sipër.

Interesi për këto apartamente është shumë i madh dhe blihen sapo hidhen themelet, mëson “Faktor”, pasi çmimet janë më të ulëta dhe besueshmëria e cilësisë së ndërtimit është më e lartë.

You may also like