“Sa inat ne s’mund të jemi më fëmijë”, Alban Kondi nxjerr në rreshta ndjesitë e 7 viteve pa Florin

by admin
Spread the love

7 vite pa vëllain e tij të madh, Alban Kondi ka zgjedhur t’i përmbledhë në disa rreshta me një kujtim të fëmijërisë e duke shprehur gjithë mungesën e kësaj kohe.

“Ej Flor! U ben 7 vite pa u pare, e kto 7 vite her me duken si nje dite e her sikur i perkasin nje tjeter jete.

Thon me kohen dhimbja zbutet por jo, nuk ka koh qe e sbut mungesen e nuk ka koh qe ploteson boshllikun.

Ishim femi kur mbyllnim syt dhe enderonim

sa shum qeshnim me aq pak sa kuptonim,

sa shum vraponim, sa shum jetonim

Sa inat ne smund te jemi me femij.

E une smund ta ndaloj ndjesin sikur vi e te takoj

Me ka mar malli, me mungon cdo dite.

Per gjithmon vellai jot i vogel”, ka shkruar Albani.

Në foton e publikuar duken Albani dhe Flori të vegjël krahë njëri- tjetrit, kujtime këto që duhet të jenë më të vyerat për Albanin./revistawho.com

You may also like