“Sa i ligë duhet të jesh”, Fifi acarohet me ndjekësit, i publikon komentet (FOTO)

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare Fifi e ka nisur ditën e saj në mënyrën më të keqe të mundshme, duke lexuar disa komente të tmerrshme për të në rrjetin e saj social në Instagram. Ajo i ka ndarë këto komente fyese për të në Instastory, teksa ka bërë publikë edhe emrat e ndjekësve që i kanë shkruar.

Në këto komente aspak normale, komentuesit luten që Serbia të pushtojë Kosovën e serbët të dhunojnë sërish shqiptarët e Kosovës. Vetë Fifi ka bërë një reagim të gjatë rreth këtyre komenteve fyese, ku shkruan se ata që shkruajnë këto gjëra duhet të jenë shumë të ligë dhe i vjen keq që shqiptarët bëhen bashkë vetëm kur luhet futboll.

“Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’ i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë duhet të jesh me ti urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në cdo aspekt.

E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhëmi patriotë vec kur bëhet gol”- shkruan Fifi në reagimin e saj në rrjete sociale.

You may also like