“Sa e vështirë për mua… ”, Luis Enrique: Barcelona? Kualifikohemi ne

by admin
Spread the love

PSG-Barcelona është një nga çerekfinalet më të forta në Champions League. Dueli i parë do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në “Parc des Princes”.

Dy sfida të veçanta për Luis Enriquen, i cili ka fituar si lojtar dhe trajner me katalanasit. Madje është trajneri i fundit që ka dërguar trofeun e Championsit në “Camp Nou”.

“E kam të vështirë nga pikëpamja emocionale të përballem me Barcelonën, por në të njëjtën kohë do të jetë edhe stimuluese. Unë dua të bëj një punë të mirë, dua që skuadra ime të fitojë ndeshjen.

Dua t’u dëshmoj atyre dhe vetes që si profesionist jam në nivele të larta. Dhe kjo do të thotë të mposhtësh Barcelonën. Duhet të shfaqim versionin më të mirë tonin për t’i lënduar katalanasit.

Mos të harrojmë që Barça është një klub madhështor, ata kanë një skuadër të mirë. Do e kemi të vështirë të kualifikohemi, por edhe ne jemi skuadër e nivelit të lartë.

Jemi në një periudhë të mirë, ndodhemi në formë dhe jam i bindur që mund ta eliminojmë Barcelonën”, u shpreh trajneri i kampionëve të Francës.

You may also like