S4MM ribashkohet me ish-bashkëshorten dhe do të bëhen prindër për herë të parë?

by admin
Spread the love

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, në fillim të vitit të kaluar njoftoi se ka ndarë rrugët me bashkëshorten e saj, Filis Ismaili.

Çifti, të cilët kishin pak muaj që u martuan, konfirmuan ndarjen në rrjete sociale duke hequr të gjitha fotografitë e duke mos ndjekur më njëri-tjetrin në Instagram.

Pas më shumë se një viti – në emisionin ‘Prive’ në kuadër të rubrikës ‘vërtetë, e pavërtetë’ thuhet se dyshja janë në pritje të fëmijës së parë.

Kjo lë të nënkuptohet se të njëjtit janë rikthyer bashkë dhe se tani po bëhen prindër për herë të parë.

Megjithatë, në rrjete sociale nuk është se u kuptua ndonjë gjë lidhje me këtë pasi të dy mbeten më të rezervuar.

Filiz përndryshe prej vitesh jeton dhe vepron në Belgjikë, ku edhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

S4MM në anën tjetër këtë kohë ka qenë i fokusuar në karrierë, projekte të reja muzikore.


You may also like