Rusia sulmon me dronë portin në Odesa

by admin
Spread the love

Rusia ka sulmuar me dronë një port të madh ukrainas prej ku eksportohet drithërat.

Si pasojë e sulmit, flakët kanë përfshirë depot dhe kanë shkaktuar dëme të tjera, tha Ukraina, disa orë para se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, të takohen. Sulmi me dronë që zgjati për tre orë e gjysmë goditi portin Izmail në rajonin e Odesës. Dronët sulmuan depot dhe ndërtesat e prodhimit dhe si pasojë e sulmit, nga zjarri u përfshin edhe disa ndërtesa civile, tha guvernatori i rajonit të Odesës.

Putin dhe Erdogan do të takohen të hënën, më 4 shtator, në Soçi, përderisa Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara po synojnë të ringjallin marrëveshjen për eksportin e drithërave ukrainase, pakt që kishte ndihmuar në lehtësimin e krizës ushqimore globale. Turqia ka thënë se këto bisedime janë vitale për marrëveshjen.


Top Channel

You may also like