Rusia shpall Radion Evropa e Lirë “organizatë të padëshiruar” – Shqip

by admin
Spread the love

Rusia shpalli median amerikane Radio Evropa e Lirë/Radio Liria “organizatë të padëshirueshme”, sipas një dokumenti të Ministrisë ruse së Drejtësisë.

Ky emërtim nënkupton që ata të cilët punojnë për këtë organizatë mediatike rrezikojnë të dënohen me burg.

Në tetor, një redaktore e Radios Evropa e Lirë/Radio Liria e Shërbimit Tatar-Bashkir, u arrestua nën akuzat se nuk u regjistrua si agjente e huaj ndërsa mblidhte informacione për ushtrinë ruse.

Alsu Kurmasheva, e cila është shtetase amerikane dhe ruse dhe jeton në Pragë, po mbahet në burg ndërkohë që pret gjyqin dhe gjithashtu ndaj saj është ngritur padia se ka shpërndarë “informacion të falsifikuar” për ushtrinë ruse.

Radio Evropa e Lirë/Radio Liria është urdhëruar nga autoritetet ruse në vitin 2017 të regjistrohet si agjent i huaj, por kjo organizatë mediatike e ka sfiduar përdorimin e ligjeve për agjentë të huaj nga Moska në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Rusia ka dënuar Radion Evropa e Lirë/Radio Liria me miliona dollarë gjobë. /VOA

You may also like