Rusia shpall ‘non grata’ një diplomat të Malit të Zi

by admin
Spread the love

Një punonjës i Ambasadës të Malit të Zi në Moskë është shpallur persona non grata (person i padëshiruar), në përgjigje të dëbimit të diplomatëve rusë më 7 pill nga Podgorica, njoftoi të martën Ministria e Jashtme ruse.

“Ambasadori i Malit të Zi në Rusi, Millorad Scepanoviq, është ftuar në takim nga Ministria e Jashtme më 31 maj dhe i është dorëzuar një njoftim që një punonjës i ambasadës është shpallur person i padëshiruar”, u tha në deklaratë.

Këtë vendim, Rusia tha se e mori në përgjigje të “vendimit të pabazë” të Malit të Zi, që më 7 prill dëboi disa diplomatë nga Ambasada ruse në Podgoricë dhe i shpalli persona të padëshiruar.

Mali i Zi ka dëbuar katër diplomatë rusë në prill. Ky shtet po ashtu ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.

Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, duke thënë se me këtë veprim po ruan “interesat vitale” të shtetit.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like