Rusia realizon filmin e parë të xhiruar tërësisht në hapësirë

by admin
Spread the love

Rusia ka realizuar filmin e parë në histori të xhiruar tërësisht në hapësirë. Ai quhet ‘Challenge’, është film me metrazh të shkurtër dhe u realizua nga agjencia hapësinore ruse Roscosmos, me të drejtën televizive të Channel One.

Ylli i filmit është aktorja Yulia Peresild, që luan rolin e një kirurgeje, e cila shkon në hapësirë për të realizuar një ndërhyrje tek një astronaut që nuk kthehet dot në tokë prej problemeve me shëndetin. Rolin e këtij të fundit e luan veterani i hapësirës Novitskiy. Regjisor është Klim Šipenko, të cilit iu desh të bëhej dhe grimier, teknik audioje dhe operator duke qenë se nuk mund të transportohej ekip i madh për ta ndihmuar.

Xhirimet zgjatën 12 ditë dhe patën si vendodhje “The International Space Station”./revistawho.com

You may also like