Rusia përdor raketa hipersonike në Ukrainë

by admin
Spread the love

Ushtria ruse njoftoi se objektet ushtarake ukrainase ishin në shënjestër të raketave hipersonike dhe me rreze të gjatë veprimi.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, njoftoi se një depo e karburantit ukrainas u godit në Kostiantynivka, afër Mykolayiv, me raketë hipersonike Kinjal.

Konashenkov deklaroi se raketat e lëshuara nga luftanijet ruse në Detin Kaspik janë përdorur gjithashtu në kuadër të operacionit (në Ukrainë).

Ushtria ruse kishte njoftuar dje se po përdor raketën hipersonike Kinjal.

Thuhet se në sulmin në fjalë u godit një depo municioni që i përkiste ushtrisë ukrainase.

Vlen të përmendet se raketat hipersonike mund të fluturojë 20 herë më shpejtë se shpejtësia e zërit.

You may also like