Rusia nuk mund të shkatërrojë ëndrrat e Ukrainës – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka bërë thirrje për njerëzit në Ukrainë, ndërsa vendi shënon përvjetorin e dytë të pushtimit të Rusisë. Gjatë fjalës së tij, Zelensky i ka kërkuar vendit të tij që të luftojë teksa ka shtuar se Rusia nuk mund të shkatërrojë ëndrrat e Ukrainës.

Presidenti Volodymyr Zelensky përballet me një sfidë të vështirë për të siguruar që mbështetja financiare dhe ushtarake ndërkombëtare për luftën nga aleatët perëndimorë të vazhdojë.

Së fundi, Zelensky ka nënshkruar një marrëveshje dypalëshe sigurie me kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Marrëveshjet synojnë të mbështesin sigurinë e Ukrainës derisa ajo të arrijë qëllimin e saj për t’u bërë anëtare e NATO-s.

Udhëheqësit e Italisë dhe Kanadasë janë aktualisht në Kiev teksa vendi përjeton përvjetorin e dytë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, disa udhëheqës perëndimorë, mes të cilëve edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë vendosur kurora me lule në një ceremoi në Kiev në shenjë solidariteti./tvklan.al

 

You may also like