Rusia merr kontrollin e një tjetër vendbanim në perëndim të Avdiivka në Ukrainën lindore

by admin
Spread the love

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se forcat e Moskës kanë marrë kontrollin e vendbanimit Sieverne, në perëndim të qytetit të Avdiivka në rajonin lindor të Donetskut.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në Kiev ende nuk ka konfirmuar tërheqjen e Ukrainës nga zona, por pamjet e shpërndara në mediat sociale dhe të gjeolokuara nga CNN treguan forcat ruse brenda vendbanimit të vogël.  Blogerët ushtarakë pro-ukrainas kanë raportuar gjithashtu humbjen e fshatit.

Ky është fshati i dytë që bie në rajonin e Donetskut në perëndim të Avdiivka në ditë të njëpasnjëshme. Të hënën, forcat ukrainase  u tërhoqën nga fshati Lastochkyne. Forcat ruse po intensifikojnë sulmet dhe po vazhdojnë drejt perëndimit. Lastochkyne ndodhet afër Avdiivka, ku Rusia ngriti flamurin e saj  më 18 shkurt.

 


Top Channel

You may also like