Rusia hedh poshtë sanksionet e reja të BE-së

by admin
Spread the love

Rusia ka thënë se nuk do ta ketë të vështirë të anashkalojë paketën e fundit të sanksioneve ekonomike të BE-së.

Paketa e 12-të e bllokut që ndalon importin, blerjen ose transferimin direkt dhe indirekt të diamanteve nga Rusia, vendos edhe një ndalim të ri të importit të gazit të lëngshëm dhe naftës.

Rusia është deri tani prodhuesi më i madh i diamanteve në botë për nga vëllimi.

“Ne thjesht do të ridrejtojmë shitjet në rajone të tjera. Jam i sigurt që nga kjo nuk do të rezultoi përfituese për ata që vendosën këto sanksione”- tha ministri rus i financave Anton Siluanov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Ministria e Jashtme ruse i quajti sanksionet “veprime jomiqësore, të paligjshme“; dhe tha se do të zgjerojë listën e përfaqësuesve të institucioneve evropiane dhe shteteve anëtare të BE-së, të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi.


Top Channel

You may also like