Rusia fali vrasësin e gazetares pasi ai shërbeu në Ukrainë – Shqip

by admin
Spread the love

Një nga të dënuarit për vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaya u fal pasi shërbeu në fushën e betejës në Ukrainë, njoftuan mediat ruse të martën.

Sergej Khadzhikurbanov është një ish-oficer policie, i cili u dënua me 20 vjet burg në vitin 2014.

Avokati i tij ka konfirmuar për portalin rus RBK se ai është falur.

Në një koment për mediat ruse, gazetari dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, ka vlerësuar se falja e Hadzhikurbanov është shenjë e mosrespektimit sistematik të shtetit për të drejtat e viktimave.

Anna Politkovskaya, një gazetare e vlerësuar me çmime kritike ndaj Kremlinit, u vra jashtë banesës së saj më 7 tetor 2006.

Ajo ishte 48 vjeçe.

Pas një hetimi të gjatë, disa burra nga Çeçenia u dënuan në vitin 2014.

Familja dhe ish-kolegët e gazetares dyshojnë se pas saj fshihej një motiv politik dhe vijojnë të kërkojnë zbardhjen e plotë të vrasjes.

Ana Politkovskaya ka punuar për Novaya Gazeta, një gazetë kritike ndaj Kremlinit.

Në kohën e vrasjes, ajo po shkruante për shkeljet e të drejtave të njeriut në Çeçeni.

Portali rus Baza njoftoi në Telegram se ish-polici i akuzuar për organizimin e vrasjes së saj u dërgua në fushën e betejës ukrainase në fund të vitit 2022.

Pas gjashtë muajsh ai vazhdoi kontratën me Ministrinë e Mbrojtjes. /tesheshi.com/

You may also like