Rusia e shqetësuar nga Polonia, Lavrov: Situata është e ngjashme me krizën e raketave në Kubë

by admin
Spread the love

Moska vijon me paralajmërimet që përdorin jehonën e sulmeve bërthamore. Duke pohuar në mënyrë indirekte fjalët e ish-sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo që e cilësoi si tejet shqetësuese qasjen e Moskës ndaj një përgjigje bërthamore, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov bëri një paralelizëm të situatës së sotme me krizën e raketave që në vitet 60 vuri përballë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik në ishullin e Kubës.

“Situata aktuale rreth Ukrainës është e ngjashme me krizën e Karaibeve. Si atëherë, ne po flasim për krijimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë në kufijtë tanë; në vitin 1962, Hrushovi dhe Kenedi gjetën forcën në vetvete për të treguar përgjegjësi dhe mençuri për ta ndalur këtë, por tani një gatishmëri e tillë nuk është e dukshme nga Uashingtoni”, deklaroi Lavrov.

Kremlini është i shqetësuar për manovrat amerikane dhe të NATO në Poloni. “Polonia po kërkon të jetë një vend kandidat që amerikanët të vendosin atje bombat e tyre bërthamore. Kjo situatë është shumë shqetësuese. Gjenerata e re e politikanëve perëndimorë po luajnë në mënyrë të papërgjegjshme me këtë temë”, shtoi ministri rus.

Artikulli paraprakAleanca SHBA-Europë në rrezik, çfarë synojnë Franca dhe Gjermania me kërcënimet e fundit?

You may also like