Rusia dërgon tanket ‘T 55’ të Bashkimit Sovjetik në vijën e frontit

by admin
Spread the love

Moska ka nxjerrë pajisjet e saj të vjetra ushtarake nga depot, përfshirë tanket T-55, një model i porositur për herë të parë nga Ushtria e Kuqe e Bashkimit Sovjetik në vitin 1948, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Y 55 ishte tanku kryesor i betejës i përdorur nga Bashkimi Sovjetik në epokën e Luftës së Ftohtë”, tha historiani John Delaney, kurator i lartë në Muzeun e Luftës Imperial (IWM) në Duxford, Kembrixh.

“Kur Rusia filloi heqjen e T-55-ve të saj në vitet 1980, kishte ende më shumë se 28 000 prej tyre”, tha Delaney.

“Sovjetikët nuk hodhën kurrë asgjë. Një numër i konsiderueshëm prej tyre pritet të restaurohen”, tha ai.

Imazhet satelitore tregojnë se Rusia ka marrë dhjetëra tanke nga një depo në Arsenyev në Lindjen e Largët të Rusisë.

“Tanket T-55 kanë qenë atje për një dekadë ose më shumë. Ata do të kenë nevojë për një punë të konsiderueshme për t’i rikthyer në gjendje të mirë pune”, tha Delaney.

Rusia nuk ka konfirmuar se po vendos T-55 në vijën e saj të frontit dhe Ministria e Mbrojtjes e Moskës nuk iu përgjigj kërkesës së CNN për të dhënë një koment.

Por, javët e fundit, janë shpërndarë fotografi ku shfaqen këto tanke në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

Sipas website-it holandez të analizës së mbrojtjes Oryx, ekzistojnë prova vizuale se Rusia ka humbur më shumë se 1 900 tanke që nga fillimi i pushtimit, gati dy të tretat e një flote fillestare prej rreth 3 000.

You may also like