RUSI – Putini kritikon konferencën e planifikuar të paqes në Zvicër

by admin
Spread the love

MOSKË, 12 prill /ATSH-DPA/- Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar konferencën ndërkombëtare të paqes të nivelit të lartë për Ukrainën të planifikuar në qershor në Zvicër.

“Rusia nuk është e ftuar në konferencë, por në të njëjtën kohë është e qartë se asgjë nuk mund të vendoset pa Moskën”, tha dje Putin në një takim me udhëheqësin bjellorus, Alexander Lukashenko.

“Dhe për shkak se ne nuk do të shkojmë atje, njerëzit tani thonë se ne po refuzojmë të negociojmë. Ky është një panoptikon i vërtetë”, tha Putin.

Sipas Putinit, Ukraina ndoqi strategjinë e vetë duke i ndërprerë negociatat dy vjet më parë – menjëherë pas fillimit të luftës.

“Pala tjetër mendonte se Rusia mund të mposhtej në fushën e betejës. Por kjo doli të ishte e pamundur”, tha Putin.

“Moska është e gatshme të negociojë, por jo për skemat që nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”, tha presidenti rus.

Ndër temat e diskutimeve në axhendën e konferencës do të jetë formula e paqes e paraqitur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zelensky ka bërë thirrje për tërheqjen e trupave ruse nga të gjitha zonat e okupuara të Ukrainës.

Moska, nga ana tjetër, këmbëngul për paqen sipas kushteve të saj.

Kjo përfshin mbajtjen e territoreve të pushtuara më herët, si dhe shndërrimin e Ukrainës në një vend të çmilitarizuar dhe neutral që heq dorë nga anëtarësimi në NATO. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like